Publikohet fotoja e 21-vjeçarit Daniel Pepa, i shpallur në kërkim për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë.
Ndërkohë, ditën e djeshme u gjet automjeti i 21-vjeçarit, në Majë të Durrësit. Pas kontrollit të policisë, në makinë është konstatuar një gjurmë plumbi.
Ngjarja e rëndë me pasojë dy viktima ndodhi rreth orës 01:45 të mëngjesit të djeshëm në Manëz, pranë një karburanti.
Sipas polcisë, pas një konflikti për motive të dobëta, janë vrarë me armë zjarri Flori Paluçi, 33 vjeç dhe Arianit Kurti, 23 vjeç, të dy banues në Manëz. Nga hetimet paraprake, dyshohet se Flori Paluçi është vrarë nga Daniel Pepa, 21 vjeç, ndërsa Arianit Kurti dyshohet se është vrarë nga vetë Paluçi, gjatë përplasjes së armatosur.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar Daniel Pepa është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e Policisë po zhvillojnë kontrolle intensive për kapjen e tij. Ndërkohë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Flori Paluçi ka qenë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme, dhe më herët ka qenë pjesë e një grupi grabitësish, që vepronte në territorin italian.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e çdo personi të përfshirë dhe administrimin e provave me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Sipas burimeve, njëri prej viktimave, së bashku me një tjetër person, kanë shkuar në ambientet e lokalit pranë karburantit. Ata i kanë kërkuar kamerierit që t’i bënte një kafe, por ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.
Konflikti ka nisur pasi një personat që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin mes një prej viktimave dhe kamerierit. Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.
Lini një Përgjigje