TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Tetor 2025, 10:42

Ekzekutimi i Artur Tushit në Kolumbi, zbardhen detaje: Autorë ishin dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Artur Tushit në Kolumbi, zbardhen detaje: Autorë ishin dy

Prokuroria ka zbardhur detaje nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar Artur Tushi në një rrugë të qytetin Medelin të Kolumbisë, të dielën e kaluar.

Nga hetimet u zbulua se autori venezuelian Álvaro José Cabrera, 35 vjeç, po udhëtonte me një motoçikletë me targa të falsifikuara, së bashku me një atentator tjetër. Ata e ndaluan shqiptarin dhe më pas e qëlluan me armë zjarri.

Ende nuk dihet se kush dhe pse dha urdhrin për vrasjen e Tushit, megjithatë, media ndërkombëtare shqiptari i cili kishte një kartë identiteti ekuadoriane, mund të ketë pasur lidhje me mafiet e atij vendi.

Venezueliani, i cili u kap në qytetin Bello me një pistoletë dhe motoçikletën, u arrestua nga policia. Ai ka mohuar katër akuzat e ngritura ndaj tij: falsifikim targash, mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit, vrasje e rënduar dhe tentativë vrasjeje, pasi e plagosur mbeti edhe një grua 77-vjeçare që po kalonte në zonë.

Autori i dyshuar rrezikon dënim deri në 34 vite burg për këtë krim.

Lini një Përgjigje