TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2025, 16:03

Ekzekutimi i Paulin Harushës, identifikohet autori i krimit; policia e Torontos zbulon lidhjet

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Paulin Harushës, identifikohet autori i krimit; policia e

Policia kanadeze ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Paulin Harusha, i cili u ekzekutua brenda makinës së tij, pranë një qendre tregtare, mbrëmjen e 13 shtatorit në Toronto.

Policia e Torontos ka publikuar foton dhe identitetin e autorit të dyshuar, duke e shpallur atë në kërkim në të gjithë Kanadanë.

Ai akuzohet për vrasje me armë zjarri të shqiptarit, Paulin Harusha, banues në Toronto, krim i kryer të shtunën e javës së kaluar.

Meelad Tarin, 34 vjeç, nga Toronto, kërkohet me akuzën e vrasjes së shkallës së parë, tha rreshteri i policisë së Torontos, Alan Bartlett, në një konferencë për shtyp.

“Për Meelad Tarin, kam një mesazh: kërko avokat dhe dorëzohu. Nëse e di se ku është z. Tarin dhe zbulohet se e strehon ose e ndihmon në ndonjë mënyrë, të jesh i sigurt se do të hetojmë dhe do të ngremë akuza sipas rastit”, paralajmëroi zyrtari i policisë së Torontos.

Bartlett shtoi se policia beson se Tarin nuk është larguar nga juridiksioni.

Policia tha se rreth orës 23:55 të së shtunës (13 shtator) u njoftua nga një telefonatë për të shtëna me armë në zonën Victoria Park Ave. dhe Sheppard Ave. E.

Oficerët gjetën një burrë brenda një automjeti që vuante nga lëndime. U morën masa shpëtimi, por Harusha vdiq në vendngjarje.

Ekzekutimi i Paulin Harushës, identifikohet autori i krimit; policia e
Meelad Tarin, autori i dyshuar i vrasjes

"Informacioni që kishim është se ishte qëlluar disa herë me armë zjarri", tha Bartlett, duke shtuar se policia nuk po kërkon të dyshuar të tjerë në këtë pikë.

Bartlett tha se ekziston një lidhje midis të akuzuarit dhe viktimës që po hetohet.

"Po hetojmë në mënyrë aktive se cila është kjo marrëdhënie. Mund t'ju them se kishte njëfarë njohjeje midis tyre të dyve, por përtej kësaj, do të spekuloja në këtë pikë", tha zyrtari i Policisë.

Bartlett gjithashtu nuk tha nëse ndonjëri prej tyre kishte të kaluar kriminale ose nëse ishte gjetur ndonjë armë.

Ai tha se vdekja e Harushës ka qenë e vështirë për familjen e tij.

Ekzekutimi i Paulin Harushës, identifikohet autori i krimit; policia e
Paulin Harusha, shkodrani i ekzekutuar në Toronto

“Z. Harusha ka një familje të shkatërruar. Ai ka miq. Humbja ka lënë një boshllëk në këtë familje. Ne jemi këtu për të kërkuar drejtësi për Z. Harusha”, u shpreh Barlett.

Në vijim ai shtoi se “kushdo që ka informacion lidhur me autorin e dyshuar të kontaktojë policinë në numrin 416-808-7400 ose Crime Stoppers në mënyrë anonime në numrin 416-222-TIPS (8477) ose 222tips.com”.

Lini një Përgjigje