TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2025, 13:48

E rëndë në Shkodër, gjendet e pajetë në banesë një shtetase amerikane

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Shkodër, gjendet e pajetë në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër ku një shtetase amerikane 63-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë.

Ka qenë pronari i banesës që e kishte lëshuar me qera, i cili ka njoftuar policinë, pasi shtetasja amerikane kishte rreth dy muaj që nuk paguante qera dhe as energjinë elektrike dhe ujin.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

"Rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje