TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2025, 12:36

Pjesë e grupit të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e grupit të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia

GJKKO ka nxjerrë nga qelia ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet e grupit të Suel Çelës.

Gjyqtari Erjon Çela ka ndryshuar masën e sigurisë dhe ka caktuar "arrest shtëpie" për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu. Kështu Fetahu, lë qelinë për të vijuar pjesën tjetër të masës së sigurisë në ambientet e shtëpisë së saj.

Një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares, e cila kërkonte prishje të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm për masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është e përfshirë në dy dosje të SPAK-ut, të lidhura me grupet kriminale të Suel Çelës dhe organizatën “Çopja” në Elbasan. Për dosjen e parë, ndaj saj ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për dosjen e dytë, ajo u arrestua me vendim të gjykatës.

Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vetingut. Ish-gjyqtarja dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.

Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete. Sipas SPAK, dyshohet se ish-gjyqtarja mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

 

Lini një Përgjigje