
Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba gjatë mesnatës në Selanik. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua për vdekje para pallatit ku banonte.
Viktima është Erald Jonuzi i datëlindjes 1988, 35 vjeç.
Sipas policisë ekzekutorët kanë qëlluar disa herë dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.
Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia shkoi në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Lini një Përgjigje