TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2023, 16:25

Ekzekutoi bashkëkombësin në Selanik, dorëzohet në polici 45-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutoi bashkëkombësin në Selanik, dorëzohet në

Shqiptari i cili ekzekutoi me armë bashkëkombësin e tij 50-vjeçar në një pikë karburanti në Selanik, është dorëzuar në polici ditën e sotme.

Sipas informacioneve, mësohet se 45-vjeçari, i cili është baba i tre fëmijëve, ka qenë një mik i viktimës. Ai ka deklaruar në polici se biseda e fundit mes tyre ka qenë në lidhje me një shumë parash që autori i vrasjes i detyrohej viktimës për një shitje droge.

Por si ndodhi ngjarja?

Shqiptari 50-vjeçar, Shpëtim Bajrami u ekzekutua me 3 plumba në afërsi të një karburanti në Selanik të Greqisë mesditën e së enjtes, nga bashkëkombësi 45-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Autori dhe viktima, para krimit, ndodheshin në një lokal aty pranë dhe dëshmitarët raportuan se mes viktima dhe autori po debatonin për një borxh lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.

50-vjeçari Bajrami bënte udhëtime të shpeshta ndërmjet Greqisë e Shqipërisë, tre deri në katër herë në muaj. Një ditë para vrasjes ishte kthyer në Selanik nga një udhëtim 2 ditor në atdhe, por si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi rezulton i padënuar.

Shpëtim Bajrami doli i pari nga lokali ku debatoi me bashkëkombësin dhe u ndal pranë karburantit. Mediat greke publikuan pamje nga kamerat e sigurisë teksa autori afrohet me automjet dhe ndalet para këmbëve të 50-vjeçarit. Kjo situatë nxit sërish debatin midis tyre. Në pamje shfaqet Bajrami që tenton ta qëllojë me një send të fortë, por nga brenga makinës së tij, autori i dyshuar, nxjerr armën dhe qëllon duke e lënë të vdekur 50-vjeçarin.

selanik dorëzohet 45 vjeçari

Lini një Përgjigje