Plagosja te Delijorgji dyshohet për motive xhelozie...
Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mesditën e së premtes në Rrugën e Kavajës, në kryeqytet, pranë kompleksit "Delijorgji".
Sipas informacioneve, raportohet se i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori i ngjarjes është identifikuar si Besjan Ferazini, i cili është ende në kërkim.
Dyshimet janë se ky i fundit ka pasur një lidhje me bashkëshorten e të plagosurit, dhe pasi janë konfliktuar e ka plagosur me armë.
Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila njofton njoftoi më herët se është identifikuar autori dhe se po punohet për arrestimin e tij.
"Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje