Kronike28 Janar 2024, 13:55

Çfarë ndodhi gjatë natës në Shkodër? Gjendet një makinë e djegur pa targa dhe numër shasie të hequr

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodhi gjatë natës në Shkodër? Gjendet

Një automjet është gjetur i shkrumbuar në një rrugë dytësore mbrëmjen e djeshme në fshatin Grudë të Shkodrës.

Mësohet se makina e djegur është pa targa ndërsa u është hequr edhe numri i shasisë.

Në vendi ku u gjet mjeti raportohet se nuk ka pothuajse fare lëvizje, ndërsa në vendngjarje ka shkuar forcat zjarrfikëse të Shkodrës që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshohet se zjarri në automjet ka qenë i qëllimshëm.

Sipas hetimeve paraprake, makina është braktisur në zonë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët pasi i kanë vënë flakën me benzinë janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për gjetjen e numrit të shasisë së automjetit në pjesë të tjera për identifikuar se kush e ka pasur në pronësi.

Deri më tani mbetet e paqartë se kush janë autorët që kanë djegur makinën dhe se pse iu është vendosur flaka.

Ndërkohë forcat e policisë po hetojnë çdo pistë të mundshme nëse kjo makinë mund të jetë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale.