TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2024, 09:12

Film aksion në Elbasan! ‘Skifterët’ i vjedhin automjetin të riut dhe nuk i binden policisë për të ndaluar, e braktisin pasi mori flakë

Shkruar nga Pamfleti
Film aksion në Elbasan! ‘Skifterët’ i vjedhin automjetin
‘Skifterët’ i vjedhin automjetin të riut në Elbasan

Dy persona janë vënë në kërkim pasi në orët e para të mëngjesit në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, kanë vjedhur një automjet të tipit “Ford” të një 28-vjeçari R.Ll.

Policia pasi ka pikasur automjetin e vjedhur i ka bërë dy shtetasve me shenjë për të ndaluar, por ata nuk u bindën dhe vijuan të lëviznin me shpejtësi.

Për t’iu shmangur Policisë, të dy e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj.

Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

film aksion në elbasan! skifterët’ i vjedhin automjetin të riut

Lini një Përgjigje