TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2026, 11:22

Frika e sulmeve nga Irani, anti-terrori shton masat; patrullime dhe monitorime në terren

Shkruar nga Pamfleti

Frika e sulmeve nga Irani, anti-terrori shton masat; patrullime dhe monitorime

Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për një kërcënim të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin, strukturat e Antiterrorit në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm nivelin e gatishmërisë dhe kanë intensifikuar masat në terren.

Bëhet me dije se njësitë e Antiterrorit kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj izraelite, me qëllim koordinimin e veprimeve dhe përgatitjen për çdo skenar të mundshëm.

Edhe pse plani i masave kishte qenë i hartuar më herët, pas këtij paralajmërimi është shtuar ndjeshëm monitorimi dhe vlerësimi i rreziqeve potenciale.

Në fokus të masave janë objektet diplomatike, godina e muxhahedinëve në Manëz, si dhe hapësirat publike me fluks të lartë qytetarësh, të cilat konsiderohen si zona me ndjeshmëri të lartë.

Në ditët në vijim pritet shtim i prezencës së forcave policore në terren, ndërsa në këtë operacion është përfshirë edhe SHISH, i cili në bashkëpunim me strukturat e Antiterrorit do të rrisë vigjilencën për sigurinë e objekteve strategjike.

Lini një Përgjigje