TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2023, 15:47

Gati terreni për lirimin e Lefter Allës? Ekspertët dorëzojnë në GJKKO raportin mjeko-ligjor: Ka probleme me zemrën

Shkruar nga Pamfleti
Gati terreni për lirimin e Lefter Allës? Ekspertët
Lefter Alla

Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla me sa duket po bëhet gati për të lënë qelinë e burgut me pretekstin që “vuan nga zemra”.

Dy ekspertë mjeko-ligjorë paraqitën këtë të hënë pranë Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezultatet e raportit mjekësor ndaj ish-kryebashkiakut Lefter Alla.

Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi i tij në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.

Të hënën e ardhme në orën 12:00 pritet që Alla të dalë para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me vendimin kundrejt tij për masë më të butë sigurie se “arresti me burg”.

Në këtë seancë do ballafaqohen qëndrimet e palëve aktet dhe se si është arritur në këtë konkluzion nga ekspertët.

Lefter Alla u arrestua për shkelje e barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre, teksa 10 ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë së drejtuar prej tij, përfshirë dhe biznesmenin që fitoi tenderin Aqif Konesha përfunduan në pranga.

gjkko lefter alla liri burg

Lini një Përgjigje