Kronike18 Maj 2024, 22:40

Gazetari: Sa persona morën pjesë në ekzekutimin e Martinajt

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari: Sa persona morën pjesë në ekzekutimin e Martinajt

Gazetari Ferdinand Dervishi foli në lidhje me operacionin e SPAK, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste dhe u goditën 7 grupe kriminale.

Dervishi tha se në vrasjen e Brilant Martinajt morën pjesë 15 veta ndërsa në zhdukjen e Ervis Martinajt morën pjesën rreth 100 persona.

"Ne jemi në rrugë të mbarë, sigurisht ka ngjarje kriminale që janë të vështira për t’u zbuluar, sepse krimi është sofistikuar. Krimi ecën gjithmonë një hap përpara, kemi zhdukje personash. Ka vrasje me telekomandë, por unë do thoja që nuk është se nuk e di policia për Ervis Martinaj. U bënë dy grupime të mëdha dhe filluan të vrisnin njerëzit e vet dhe mbeti vetëm në fund fare. Policia e di shumë mirë se si ka ndodhur. Në vrasjen e Brilant Martinajt kanë marrë vesh 15 veta. Policia e di mirë që në vrasjen, zhdukjen e Martinajt kanë qenë të mobilizuar 70-100 veta", tha Dervishi.

 

gazetari ekzekutim martinaj