Kronike18 Maj 2024, 18:18

Dy efektivë të RENEA-s pjesë e bandave në Krujë, Altin Morina dhe Durim Bami organizonin kultivimin e kanabisit në Nikël e Tapizë

Shkruar nga Pamfleti
Dy efektivë të RENEA-s pjesë e bandave në Krujë, Altin
Durim Bami

Shtatë grupe kriminale me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të Shqipërisë janë goditur nga SPAK në kuadër të megaoperacionit të nisur prej orëve të para të mëngjesit të 17 majit 2024.

Efektivi i RENEA-s, Altin Morina i cili në marsin 2023 u arrestua me 113 mijë euro në makinë rezulton se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës.

"Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D.B., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës", thuhet në njoftimin e SPAK.

Më 14 Mars të atij viti efektivi i RENEA-s Altin Morina u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit teksa po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’, brenda së cilës kishte shumën e parave dhe 4 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës.

Ndërkohë efektivi tjetër i RENEA-s është Ardjan Pikli i cili ka qenë efektiv RENEA-s deri në 2021 dhe është i arrestuari në Gjermani.