Kronike24 Maj 2024, 22:36

Gjendet e pajetë e moshuar në Dropull, e afërme e çiftit Ilia që u masakrua në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet e pajetë e moshuar në Dropull, e afërme e çiftit

Një e moshuar është gjetur e pajetë në Dropull. Ajo u identifikua si Marianthi Barka, 90 vjeç, motra e Kleoniqi Ilias, 88-vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji (3 maj).

90-vjeçarja besohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi burime nga fshati pohojnë se ajo jetonte e vetme në Bodrishtë të Dropullit dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe në vendngjarje aktualisht ndodhet efektivët e policisë për zbardhjen e detajeve.