TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 10:31

Gjendet i pajetë në bregdet një i moshuar, dyshimet e para

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i pajetë në bregdet një i moshuar, dyshimet e para

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, rreth orës 06:40, është konstatuar trupi i një shtetasi, rreth 70 vjeç, pranë vijës bregdetare.

Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, duke ngritur dyshimet se 70-vjeçari mund të jetë mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe për dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje