TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 10:00

Misteri i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë, pikëpyetjet lidhur me ekzekutimin

Shkruar nga Pamfleti

Misteri i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë,

Fillimisht u raportua se ai shoqërohej nga persona të tjerë, por sipas informacioneve në momentin kur u zbulua ngjarja, trupi ishte vetëm.

Një vrasje e ndodhur pak pas mesnate në zonën e Tepelenës tashmë është mbushur plot mister.

Biznesmeni italian Edoardo Sarchi, u gjet i pajetë rreth orës 00:30 (27 Shtator) në fshatin Salari të Tepelenës.

Një person ka qëlluar me automatik teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian, i cili kishte dalë për gjah. Në fillim, ai ka qëlluar në drejtim të gomave dhe më pas në drejtim të 44-vjeçarit, i cili ka qenë duke lëvizur nga drejtimi verior në aksin rural Nivicë-Salari.

44-vjeçari, jetonte prej 20 vitesh në Tiranë dhe rezulton pronar i fabrikës së tullave “Tegola Edil Centro” në kryeqytet.

Pranë trupit të pajetë të viktimës është gjetur edhe automjeti i tij. Fillimisht u raportua se ai shoqërohej nga persona të tjerë, por sipas informacioneve në momentin kur u zbulua ngjarja, trupi ishte vetëm.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por mësohet se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ndërsa tre persona janë shoqëruar në polici. 

Edoardo Sarchi rezulton të ketë qenë frekuentues i rregullt i zonës së Tepelenës për qëllime gjuetie. Edhe  mbrëmjen e së premtes dyshohet se kishte udhëtuar drejt fshatit Salari për gjah.

Por, ajo çfarë ngre më shumë dyshimet është se nga raportimet e para u bë me dije se në automjet me viktimën kanë qenë dhe disa miq të tij. Pse askush nuk u gjend në vendngjarje nëse viktima ishte i shoqëruar?!

 

4 Komente

  1. 0
    007

    Ne qytetin e Tepelenes veprojne disa grupe kriminale , nje nder ta eshte edhe oligarku mafioz Hetem Barjami i cili ne zone e Memaliaj ka ndertuar dy resorte te quajtur Sofia ku pastrohen parate e pista, (ky mafioz ka edhe biznese te tjera ne zone e Tiranes.) SPAK duhet te hetoje dhe sekuestroje resortet dhe bizneset-lavatricet e mafiozit Hetem Barjami.

    1. 0
      007/2

      Kush janë aksionerët e tjerë të fabrikës së tullave në Tiranë?

      1. L
        Leone

        Për gjah apo për ndonjë thes me kanabis?!!

        1. D
          Diella

          Normale po qe nipi i Rucit

          Lini një Përgjigje