TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 10:28

Kërcënoi dhe dhunoi burrin e gjyqtares së GJKKO, ekstradohet nga Gjermania i forti me dy emra (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi dhe dhunoi burrin e gjyqtares së GJKKO, ekstradohet nga

Një 38-vjeçar, i identifikuar si Fabio Ballabani, shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Sipas një njoftimi zyrtar, shtetasi F.B alias F.Z, 38 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi GJKKO në vitin 2024 i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi F. B. alias F. Z. akuzohet se në vitin 2019, ka dhunuar dhe ka kanosur me armë zjarri, shtetasin K. P., bashkëshort i gjyqtares që gjykonte procesin me palë të përfshirë grupin kriminal ku bënte pjesë 38-vjeçari.

Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.


Si ndodhi ngjarja

Shtetasi K.P ndodhej në një lokal në lagjen e tij, pranë banesës ku po qëndronte së bashku me shokun e tij. Në një moment kur ka dalë të pijë cigare jashtë ambjentit ku ndodhej, pasi përshëndeti bashkëshorten, i është afruar Fabio Ballabani, asakohe i paidentifikuar.

I veshur me të zeza dhe me kapele i vendosi Kristaqit pistoletën në gojë dhe iu drejtua me fjalët: Ti me atë shkë**atën tënde, mos harro se ke dy djemtë në Francë”. Në këtë moment ka ndëryhrë Behari dhe i riu pasi çoi në vend kërcënimin u largua menjëherë nga vendngjarja me një automjet të bardhë që e priste diku në cep.

Shtetasi K.P është bashkëshorti i një prej anëtarëve të GJKKO-së, për të cilën ishte kërkuar 12 herë largimi nga trupa gjykuese, në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit.

Sipas SPAK, në ngjarjen e rëndë, Emiljano Shullazi ka pasur rolin e porositësit të dhunës, ndërsa zbatues të urdhrit kanë qenë Fabio Zyberaj (Ballabani) dhe një person tjetër i paidentifkuar.

Saida Dollani u largua  nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve në 2020.

Lini një Përgjigje