TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2025, 14:00

Gjendet i pajetë pranë banesës, dyshimet e para për 60-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i pajetë pranë banesës, dyshimet e para për

Në 60-vjeçar është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit ku banonte, në një lagje pranë spitalit të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke u kthyer në banesë, kur ka ndërruar jetë papritur. Dyshimet e para janë se 60-vjeçari ka pësuar një atak kardiak.

Ai u gjet nga familjarët që kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i i humbjes së jetës.

Lini një Përgjigje