TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2025, 12:21

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e “bosit” të mikrokredive, Arben Meskuti mbetet në qeli

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e “bosit” të

Gjykata e Lartë rrëzoi sërish kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë dhe heqjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e Arben Meskutit, i arrestuar lidhur me dosjen e “Mikrokredive”.

Meskuti mbahet në paraburgim nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ai rezulton pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.

Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokredinë nisi në shkurt të vitit 2020 nga prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëritë Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Lini një Përgjigje