Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Borizanë, ndërsa viktimë ka mbetur një grua e identifikuar si Bedrie Saja.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ku një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Borizanë, në rrugën e vjetër Thumanë-Fushë-Krujë ku dy automjete “Mercedes Benz” janë përplasur dhe një nga pasagjeret ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima është pasagjere në një prej mjeteve ku mbetën të plagosur shoferi dhe një grua tjetër, të tre familjarë mes tyre. Në makinën tjetër ishte në timon një grua.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore në vendngjarje, rezulton se Malvina Kani është drejtuesja e njërit prej automjeteve, e cila është përplasur me mjetin tjetër që drejtohej nga Idriz Saja, me të cilin udhëtonin dhe Lindita Saja dhe Bedrie Saja.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend pasagjerja Bedrie Saja, ndërsa të tjerët janë nisur për në Spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Mësohet se viktima Bedrije Saja është nëna e Idrizit, drejtuesit të mjetit. Të katër personat e përfshirë në aksident janë banorë të zonës së Fushë-Krujës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve, nëse ka qenë shpejtësia, parakalimi i gabuar dhe pakujdesia e një prej shoferëve që solli bilancin tragjik.
"Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë - Borizanë”, automjeti me drejtuese shtetasen M. K., rreth 30 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. S., rreth 50 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin I. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve", njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje