TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2025, 14:14

Gjyqi ndaj Mark Samson, prindërit e Ilaria Sulës: S’e meritonte atë fund, prej 7 muajsh nuk i dëgjojmë zërin

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj Mark Samson, prindërit e Ilaria Sulës: S’e meritonte

Gjyqi ndaj Mark Antony Samson, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij shqiptare Ilaria Sula mbrëmjen e 25-26 marsit, ka filluar sot (12 Nëntor) para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Romës.

I pandehuri, i pranishëm në sallën e gjyqit, ndoqi seancën nga kafazi prej hekuri, me shikimin të fiksuar përpara, i heshtur, pa emocione, pa kontakt me prindërit e viktimës.

Prokuroria kërkoi gjykim të menjëhershëm për 23-vjeçarin. Ndërsa në sallën e mbushur plot, të gjithë sytë ishin mbi prindërit e Ilarias, të ulur në rreshtin e parë.

Ata mbanin veshur bluze me foton e vajzës së tyre dhe fjalët “Drejtësi për Ilarian”. 

Në fund të seancës dëgjimore, ata thanë: “Ne kërkojmë drejtësi për Ilarian. Ajo nuk e meritonte këtë fund. Nuk e kemi nuhatur aromën apo dëgjuar zërin e saj për shtatë muaj. Na ka marrë gjithçka nga zemra. Shtëpia jonë nuk është më e njëjta.” Kur u pyetën se çfarë ndienin që ishin vetëm pak metra larg Samson, përgjigjja ishte e prerë: “Për ne, ai thjesht nuk ekziston.”

Ndërsa avokati Francesco Sforza u shpreh se: “Të jesh vetëm pak metra larg personit që i bëri atë që i bëri vajzës së tyre është një dëshmi e guximit dhe dinjitetit të madh. Jo të gjithë mund ta bëjnë këtë. Duhet të kujtojmë se në qendër të gjithçkaje është një vajzë, një grua e re që u vra”.

Ilaria Sula kishte shkuar në apartamentin në Via Homs ku ish-i dashuri i saj i kishte kërkuar merrte sendet e saj.

Pasi fjeti në banesën e të riut, studentja shqiptare u vra nga Mark, i cili e goditi 3 herë me thikë në qafë.

Më pas, ai vendosi trupin e saj në një valixhe të mbuluar dhe e hodhi nga një shkëmb në zonën e Capranica Prenestina.

 

Lini një Përgjigje