
Polcia ka arrestuar dy vëllezër në Kukës pasi ata kanë goditur dy mjekë të spitalit për shkak të detyrës.
Sipas informacioneve paraprake, vëllezërit që kanë dhunuar mjekët janë Izmir Veseli, 31 vjeç dhe Haxhi Veseli, 41 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Izmir Veseli, 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Haxhi Veseli, 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit.
Në vijim të informacioni paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, shtetasi M. S., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin D. Xh., 75 vjeç (këmbësor), ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi D. Xh. humbi jetën, për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 68 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë, Tropojë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka penguar qarkullimin e automjeteve në një rrugë publike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.", njofton Policia.