Kronike13 Mars 2023, 21:24

"Kanë hapur zjarr pa parë kush ishte”, Hoxha për atentatin në Don Bosko: Akt terrorist që synon tronditjen e opinionit publik!

Shkruar nga Pamfleti

"Kanë hapur zjarr pa parë kush ishte”, Hoxha për

Gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatin në Don Bosko, ku mbeti e vrarë 60 vjeçarja, Mimoza Paja, dhe u plagosën gjashtë persona të tjerë.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se ngjarja është një akt terrorist, sepse synon përhapjen e panikut dhe tronditjen e opinionit publik.

Sipas tij, mediat sot u morëm më shumë se kush ishte objektive e më pak me gjyshen e pafajshme, që punonte si banakiere.

“Ngjarja e tillë, pasojat që kanë tronditur mbarë opinionin. Por një ngjarje e tillë të hapet zjarre në mënyrë jo selektive, aty mund të ishin vrarë të gjithë, fati që u vra gjyshja, dhe u plagos mbesa.

Ndërkohë mediat sot janë marrë më shumë me se kush është objektivi, Fatjon Murati, sepse zinxhiri i ngjarjeve në seri nuk është këputur nga autoritetet.

Ngjarja është më tepër se atentat, në përmasat e një akti terrorist, synimi i atentatorëve është të tregosh, fuqi, të shkaktosh panik, të tronditësh opinionit dhe të tregosh e ata që e kanë detyrë ligjërisht të ruajnë rendin, janë të pafuqishëm.

Mediat u morëm më shumë se çfarë përfaqëson Murati, në lokal ishte vëllai, xhaxhai dhe djali i xhaxhait të Fatjonit, kurse ai vet ishte larguar me avion jashtë vendit”, tha ai.

atentati don bosk