Kronike 1 Tetor 2023, 10:23

Goditën për vdekje rojen e një parku fotovoltaik, arrestohen 4 shqiptarë në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Goditën për vdekje rojen e një parku fotovoltaik, arrestohen 4

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia greke si autorë të dyshuar të një vrasje të ndodhur në muajin korrik.

Ata akuzohen se kanë goditur me sende të forta rojën e një parku fotovoltaik në Ano Liosia. 54-vjecari u godit pasi autorët kishin qëllim të vidhnin tuba bakri në park.

Pasi goditën rojën me send hekuri, shqiptarët vodhën tela elektrikë, tuba bakri me vlerë 30 mijë euro, celularin e viktimës e më pas morën fuoristradën e kompanisë dhe u larguan.

Më pas, fuoristrada u gjet më pas e djegur në Nea Zoi, Aspropirgo.

arrestim shqiptare greqi