Kronike 1 Tetor 2023, 09:12

Banda e tij del sot para gjykatës, këto 6 vrasjet e bujshme që u organizuan nga Laert Haxhiu

Shkruar nga Pamfleti

Banda e tij del sot para gjykatës, këto 6 vrasjet e bujshme që u

Artan Tafani, 39-vjeçari ushtari i Laert Haxhiut me deklarimet e tij çoi policinë në zbardhjen e 18 ngjarjeve kriminale, 6 prej të cilave vrasje të bujshme, 2 nga këto vrasje janë regjistruar në Greqi dhe 4 në Elbasan, Korçë, Lushnje e Tepelenë.

Tafani u arrestua pak ditë më parë nga policia e Tiranës, në një hotel në Savër të Lushnjes, pasi akuzohet si autor i grabitjes me dhunë i një pike të këmbimit valutor në zonën e Astirit në muajin qershor të këtij viti, Tafani shfaqi pendesë dhe rrëfeu krimet e kryera gjatë viteve 2021-2023, duke implikuar 15 persona të tjerë.

11 prej tyre u vunë në pranga mes të cilave dhe një vajzë, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Mes personave për të cilin u lëshua një urdhër arresti, është dhe Laert Haxhiu, një emër i njohur i botës së krimit, që aktualisht ndodhet në burg në Greqi, pasi është dënuar me 18 vjet burg për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Lushnje në vitin 2017.

31-vjeçari sipas deklarimeve të Artan Tafanit, ka patur rolin e organizatorit kryesor, por edhe si pjesëmarrës në ngjarjet kriminale të zbërthyera.

Por cilat janë vrasjet që 39-vjeçari, Artan Tafani rrëfeu dhe çoi policinë në zbardhjen e tyre?

“Vrasja e shtetasit Çajup Selimi, e ndodhur më datë 01.06.2021, në qytetin e Tepelenës. Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 02.06.2021 në qytetin e Korçës. Vrasja me paramendim e shtetasit Alban Semaku (Elton Mermali), e ndodhur më datë 16.10.2021 2021 në qytetin e Peqinit.  Vrasja për gjakmarrje e shtetasit Albi (Dijonist) Bashaliu, e ndodhur më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin. Vrasja e shtetasit Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë. Vrasja e shtetasit Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë”.

Mes ngjarjeve të zbardhura në saj të rrëfimeve të Artan Tafanit, ishin dhe 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit  të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë.

Edhe në këto ngjarje 39-vjeçari që bashkëpunoi me policinë, implikoi veten e tij, por dhe emrin e të shumë kërkuarit Laert Haxhiu. Për këtë fundit policia tha se kanë nisur bisedimet për ekstradimin në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Kurrë mos harro”, policia sekuestroi kapsolla detonatore, silenciatorë, krehra fishekësh, fara kanabisi, celulare e disa automjete.

 

laert haxhiu 6 vrasjet e bujshme