TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2025, 12:40

Goditi me sende të forta të moshuarin, arrestohet 33-vjeçari në Kurbin

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me sende të forta të moshuarin, arrestohet 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Milot të Kurbinit, ku një 33-vjeçar, i identifikuar si F. M., ka dhunuar në mënyrë brutale një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të paqarta.

Burimet nga Policia e Kurbinit bëjnë me dije se F. M. ka goditur të moshuarin me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Por ngjarja merr një kthesë të papritur brenda ambienteve të paraburgimit. Shtetasi F. M. ka tentuar të vetëgoditet, duke goditur murin me kokë, gjë që ka shkaktuar lëndime të lehta. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Fushë-Milot, Kurbin, pasi dyshohet se ka dhunuar një 70-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar, F. M. ka goditur të moshuarin me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 70-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja mori një tjetër kthesë brenda ambienteve të paraburgimit, ku shtetasi F. M. ka goditur murin me kokë, duke pësuar lëndime të lehta. Ai u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe nën shoqërimin e forcave të Policisë.

Policia e Kurbinit po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të ndjekur procedurat ligjore ndaj autorit të dyshuar të dhunës", njofton policia.

Lini një Përgjigje