TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2023, 08:46

Goditi për vdekje ndërtuesin në Vlorë, Rei Meta njihet sot me masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Goditi për vdekje ndërtuesin në Vlorë, Rei Meta njihet sot

Rei Meta ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Vlorës. Ai u arrestua si autor i dyshuar i ngjarjes ku mbeti i vdekur inxhinieri Armando Meshau.

Seanca gjyqësore po mbahet me dyer të mbyllura. Masa e sigurisë do të vlerësohet nga gjyqtarja Emiljana Dhima, ndërsa prokuror i çështjes është Arjan Xhaferi.

Konflikti për një shumë parash i kushtoi jetën 55-vjeçarit Armando Meshahu në Vlorë pas një sherri me grushte me të riun Rei Meta.

Mesditën e së hënës, Meta ka pohuar se është takuar rastësisht me 55-vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari.

Kujtojmë se viktima Armando Meshau, 55-vjeç, humbi jetën pasi u godit dy herë me grusht në fytyrë nga 33-vjeçari Rei Meta. Të dy kanë pasur një konflikt të pazgjidhur, që ka qenë i mbartur prej 8 muajsh. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:45 të mesditës në ambientet e një kancelarie në Vlorë, ku humbi jetën 55-vjeçari Armando Meshau.

Viktima ndodhej në kancelarinë nga ku u nxor i pajetë, për të printuar disa dokumente, por është konfliktuar me autorin 33-vjeçar, Rei Meta. Nga hetimet zbulohet se 33-vjeçari kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë.

I riu kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta. Në këmbim do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi i njohur në qytetin bregdetar. Por, Meta kishte dështuar në rolin e tij si sekser dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen që e shqetësonte duke shfrytëzuar lidhjet me palë të treta.

Nga ana tjetër, 33-vjeçari pretendonte se ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të niste një konflikt, e që përfundoi me një viktimë.

I ndjeri kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe kur janë përballur në dyert e kancelarisë, debati mes tyre ka degjeneruar në fyerje dhe përdorimin e grushteve. Rei Meta, aktualisht është punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

goditje rei meta armando meshau

Lini një Përgjigje