Një operacion i gjerë ndërkombëtar Shqipëri-Itali kundër një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të drogës është zhvilluar këtë të mërkurë nga autoritetet italiane në Bari, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe rendit.
Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët janë lëshuar 52 urdhër-arreste, si dhe janë urdhëruar sekuestrime të pasurive me vlerë disa miliona euro në të dy vendet.
Këto masa godasin drejtpërdrejt bazën financiare të organizatës kriminale, e cila dyshohet për trafik të kokainës dhe heroinës në një itinerar që përshkonte Ballkanin, Puglinë italiane dhe Evropën Veriore.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, ndër të dyshuarit ka edhe punonjës policie dhe avokatë, të përfshirë në rrjetin kriminal, ndërsa në Shqipëri konfirmohen aktualisht dy arrestime në Vlorë dhe një në Fier.
Ndërkohë, duke iu referuar dosjes hetimore, emrat e personave të përfshirë në këtë operacion të bujshëm janë:
Urdhër-arrestet:
Orgest Molla,
Hasan Nderjaku,
Ligor Çombashi
Armand Tragaj, (ish-sekretari i Këshillit Bashkiak në Durrës)
Gertin Aliu
Adi Çoba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj
Zenit Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili
Operacioni është pjesë e një hetimi të përbashkët të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Barit, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), si dhe institucione të tjera si Eurojust, Interpol, dhe Policia e Shtetit. Qëllimi i këtij hetimi afatgjatë është goditja e organizatave mafioze shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.
Lini një Përgjigje