Të përfshirë janë avokatë, policë, zyrtarë dhe personazhe të krimit, shkruajnë mediat në Itali.

Akuzat janë shumë të rënda. Të pandehurit do të duhet të përgjigjen, në shkallë të ndryshme, për lidhje me mafian, trafik ndërkombëtar droge, zhvatje, rrëmbim, shkëmbim zgjedhor politiko-mafioz dhe posedim të paligjshëm të armëve.
Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, është zhvilluar mes Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa në pranga ranë 52 persona.
Sipas TGCOM24, u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa milion euro.
Bastisja u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.
Sipas mediave italiane, u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa miliona euro. Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme, për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të narkotikëve, pastrim parash dhe shpërdorim të detyrës.
Burime bëjnë me dije se të përfshirë janë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit. Ndërkohë, mësohet se deri tani janë arrestuar tre persona në Fier, Vlorë dhe Durrës. Burimet thonë se është lëshuar urdhërarrest për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës. Si edhe administratorin e një kompanie udhëtimi, Ligor Çombashi. Po ashtu urdhër arreste është dhënë edhe për një avokat në Durrës Armand Tragaj, për një ish punonjës policie si dhe për një person të identifikuar si Orges Molla.
Aktiviteti hetimor është pjesë e projektit më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.
Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe dy urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Informacione të mëtejshme mbi operacionin priten gjatë një konference për shtyp online në orën 10:30, në të cilën do të marrin pjesë kreu i SPAK, Altin Dumani, Roberto ROSSI, Prokuror Publik i Barit, Prokurori i Përgjithshëm Michele Carbone, Drejtor i DIA-s dhe Gianluca Forlani, Anëtar për Italinë i Eurojust./ Pamfleti
Lini një Përgjigje