Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia 16 të arrestuarit, të cilët akuzohen për dëmtim të mjedisit.
Sipas njoftimit, u liruan Juncheol Chung, Ismail Dybeli, Prakash Kadel, Rahul Pal, Styend Pal, Munna Singh, Rajesh Yadav, Aaditiya Raj, Dheeraj Kumar, Jakup Karaj, Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi dhe Eglis Flaga.
Gjykata ka urdhëruar që të gjithë këta persona të paraqiten në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, në orën 13:00, si dhe lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.
Në kuadër të të njëjtit procedim penal, në kërkim vijojnë të jenë shtetasit: Agron Shapllo, Serafin Orgocka, Ilir Londo, Ajet Kala, Dritan Konica, Fejzo Meçaj, Bujar Zogu dhe Gjergji Bezati.
Operacioni "Metalurgjiku"
Operacioni “Metalurgjiku”, i finalizuar fundjavën e kaluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, konsiderohet si një nga aksionet më të forta kundër krimeve mjedisore në vitet e fundit.
Hetimet kanë në fokus aktivitetin e paligjshëm industrial në zonën e ish-Metalurgjikut në Bradashesh, ku dyshohet se ndotja sistematike ka rrezikuar drejtpërdrejt mjedisin dhe shëndetin e banorëve.
Në kuadër të procedimit penal janë vënë nën hetim dy kompani: CCALB sh.p.k dhe GSA Ferrokrom sh.p.k. Sipas organit të akuzës, këto subjekte dyshohet se kanë ushtruar përpunim të paligjshëm të mbetjeve dhe prodhim ferrokromi, në shkelje flagrante të legjislacionit mjedisor.
Sipas hetimeve të kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), subjektet nën hetim:
-kanë shkelur rëndë ligjin mjedisor,
-kanë ndotur ajrin, tokën dhe ujërat,
-nuk kanë zbatuar rregullat për menaxhimin e mbetjeve,
-kanë kryer përpunim të paligjshëm të mbetjeve të baterive, një aktivitet me rrezik ekstrem për shëndetin publik.
Për këto shkelje janë vendosur masa administrative të rënda, përfshirë gjobat në vlera milionëshe dhe pezullimin e aktivitetit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje elektronike, celularë dhe sisteme DVR, të cilat do të shërbejnë si prova kyçe materiale.
Njoftimi i plote:
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi vendimmarrjen e masave tё sigurimit pёr Kërkesёn në Fazën e Hetimit Paraprak me objekt “Vleftësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personave nën hetim dhe caktimin e masës së sigurimit personal” në lidhje me çështjen proc 1475 V.2025,N.287 K.P në kuadër të operacionit të koduar “Metalurgjiku” , informon se: Kёrkesa e Prokurorisё pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjishёm Elbasan, pёrfaqёsuar nga Prokuror z. Kreshnik Ajazi me objekt si në vijim:
1. “Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personave nën hetim dhe caktimin e masës së sigurimit personal” ndaj personave në hetim: J.Ch.; R.P.; S.P.; P.K.; M.S.; R.K.Y.; A.R.; R.P.; Dh.K.; J.K.; I.D.; D.Xh.; E.B.; B.A.; E.B.; E.F.
2. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim: . R.T P.; S.P.; P.K.; M.S.; R.K.Y.; A.R.; R.M.P.; Dh.K.; I. D.; D. Xh.; E.B.; B.A.; E.F..
3. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shteti”, të parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim J.Ch..
4. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim E.B., dhe J.K.. Më datë 16.12.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me 2 trup gjykues të përbërë nga: Gjyqtar z. Denis Frroku në përfundim të shqyrtimit gjyqёsor, me vendim Nr. 782 ( 61005-02880) Akti., të datës 16.12.2025, bazuar në nenet 228, 229, 234, 258 dhe 259 të Kodit të Procedurës Penale,
Vendosi:
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim J.Ch., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
3. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim J.Ch..
4. Urdhërohet personi nën hetim J.Ch., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim J.C., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
6. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim R.T.P., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
7. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim R.T.P..
8. Urdhërohet personi nën hetim R.T. P., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
9. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim R.T.P., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
10. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim S.P., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
11. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim S.P..
12. Urdhërohet personi nën hetim S.P., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00. 3
13. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim S.P., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
14. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim P.K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
15. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim P.K..
16. Urdhërohet personi nën hetim P.K., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
17. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim P.K., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
18. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim M.S., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
19. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim M.S..
20. Urdhërohet personi nën hetim M.S., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
21. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim M.S., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
22. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim R.K.Y., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
23. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim R.K.Y..
24. Urdhërohet personi nën hetim R.K.Y., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
25. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim R. K.Y., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
26. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim A. R., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose 4 veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
27. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A.R..
28. Urdhërohet personi nën hetim A.R., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
29. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim A.R., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
30. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim R.M.P., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
31. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim R.M. P..
32. Urdhërohet personi nën hetim R.M.P., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
33. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim R.M.P., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
34. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim Dh.K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
35. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Dh.K..
36. Urdhërohet personi nën hetim Dh.K., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
37. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Dh.K., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
38. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim J.K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
39. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim J.K..
40. Urdhërohet personi nën hetim J.K., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo 5 muaji, ditë e hënë, ora 13:00. 41. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim J.K., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
42. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim I.D., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.
43. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim I.D..
44. Urdhërohet personi nën hetim I.D., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
45. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim I.D., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
46. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim D.Xh., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, 289 dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
47. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim D.Xh..
48. Urdhërohet personi nën hetim D.Xh., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
49. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim D.Xh., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
50. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim E.B., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, 289 dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
51. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim E.B..
52. Urdhërohet personi nën hetim E.B., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00. 53. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim E.B., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
54. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim B.A., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, 289 dhe 287 e 25 të Kodit Penal. 6
55. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim B.A..
56. Urdhërohet personi nën hetim B.A., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
57. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim B.A., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
58. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim E.B., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, 289 dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
59. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim E.B.. 60. Urdhërohet personi nën hetim E.B., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
61. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim E.B., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
62. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj personit nën hetim E.F., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 201, 180, 170/a, 289 dhe 287 e 25 të Kodit Penal.
63. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim E.F..
64. Urdhërohet personi nën hetim E.F., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 13:00.
65. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim E.F., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
66. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për ekzekutimin e këtij vendimi.
67. Shpenzimet gjyqësore lihen siç janë bërë.
68. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij. Palët e pranishme morën dijeni.
U shpall mё datё 16.12.2025
Lini një Përgjigje