
Krimi po bën ligjin në mes të sezonit turistik, duke kthyer jugun e Shqipërisë në një skenë alarmante dhune dhe pasigurie, ndërsa forcat e rendit duket se janë në gjumë veror.
Ngjarja më e fundit vjen nga Vlora, ku një 27-vjeçar është plagosur me thikë në bark në fshatin turistik të Risilës. I riu është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, ndërsa rrethanat dhe autorët mbeten mister.
Kjo plagosje është vetëm një hallkë tjetër në zinxhirin e ngjarjeve kriminale që kanë tronditur qytetet bregdetare ditët e fundit. Në Sarandë janë shënuar disa episode të rënda, nga plagosjet em armë, te tritoli e dhuna. Gjë që dëhsmon se siguria ka degraduar gjatë këtij sezoni turistik.
Lini një Përgjigje