Kronike27 Gusht 2023, 13:26

I dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë, ekstradohet nga Britania 52-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë, ekstradohet

Një 52-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Britania drejt Shqipërisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Sipas policisë, Artan Muça kishte vrarë me kallashnikov në një bilardo në vitin 1997 dy persona, shtetasit S. Gj. (pronari i bilardos) dhe B. M në Elbasan.

Muça ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit në vitin 2001 me 25 vjet burgim, për vrasje me dashje dhe armë mbajtje pa leje.

"Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tiranës, si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit me Interpol Mançesterin, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit: Artan Muça, 52 vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Artan Muça, më 01.06.1997, në një subjekt privat (bilardo), në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. (pronari i bilardos) dhe B. M.

Shtetasi Artan Muça është kapur në Britani të Madhe, në vitin 2021, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.

Pas shkëmbimit të një sërë korrespondencash dhe pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare, është finalizuar ekstradimi i shtetasit Artan Muça, në vendin tonë.", njofton policia.

vrasje e dyfishte 25 vite burg ekstradim britani shqiptar