TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2025, 11:18

I dënuar për prostitucion, arrestohet në Shkodër 44-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar për prostitucion, arrestohet në Shkodër
Foto ilustrim

Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, është arrestuar në Shkodër pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

44-vjeçari, i cili u arrestuar në pikën kufitare Hani i Hotit, është dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

Kapja e tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

"Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria,
u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.", njofton policia.

i dënuar për prostitucion lazër vladaj

Lini një Përgjigje