
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, në rrugën që të çon drejt fshatit Tushemisht.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 4 persona. Konkretisht janë plagosur dy shoferët e mjeteve si dhe 2 pasagjerë.
Bëhet me dije se njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rëndë dhe do të transportohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
“Në aksin rrugor Pogradec–Tushemisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. D., është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. H.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në këto automjete.
Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje