TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 09:00

Atentati pranë Bashkisë së Shkodrës, një nga të plagosurit vëllai i Denis Bajrit

Shkruar nga Pamfleti
Atentati pranë Bashkisë së Shkodrës, një nga të
Atentat në Shkodër, pamjet nga vendngjarje

Shkodra është tronditur këtë të hënë nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë godinës së Bashkisë, ku sipas informacioneve paraprake është qëlluar me breshëri plumbash.

Raportohet se nga të shtënat dyshohet për viktima dhe të plagosur, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Nga të shtënat mësohet se është qëlluar me plumb Erogen Vaso, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç.

Denis Bajri u arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Bajri ishte shpallur në kërkim në megaoperacionin “Metamorfoza” dhe më konkretisht për eliminimin e Gjin Boriçit (Ndojit) në Vau Dejës më 9 gusht 2020, kërkuar si detyrë nga i zhdukuri Ervis Martinaj, 'mbreti i kumarit', sepse po e konkuronte në fushën e lojërave të fatit.

 

atentati pranë bashkisë së shkodrës

Lini një Përgjigje