TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2025, 10:49

Tritol biznesit, pronari i ndërtesës nuk pagoi gjobën 500 mijë euro; mes të arrestuarve edhe Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tritol biznesit, pronari i ndërtesës nuk pagoi gjobën  500

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit

Policia ka arritur të zbulojë personat që dyshohet se i vendosën tritol një biznesi në Kamëz, ndërsa 3 nga 4 anëtarët e grupit u arrestuan.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bëri të ditur se personi i katërt i identifikuar është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë shtetasit Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Ata dyshohet se i kanë vendosur një gjobë pronarit të godinës ku ndodhi shpërthimi, i identifikuar si shtetasi Saimir Sina.

Mes të arrestuarve është edhe Lami, ish-punonjës i Operacionales, i cili u lirua nga burgu në 2023-in, dhe konsiderohet si personi i fundit që ka pasur kontakte me Ervin Martinajn, i konsideruar i zhdukur prej më shumë se 3 vitesh. Në atë kohë Lami u arrestua për shpërdorim detyre.

Policia bëri të ditur se si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, u zbardh ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Tritol biznesit, pronari i ndërtesës nuk pagoi gjobën  500

Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.

I shpallur në kërkim Ervis Lami konsiderohet Lami është person me rekorde të theksuara kriminale. Ai shpall në kërkim në janar të këtij viti, pasi iu gjet automatiku me selenciator në banesë gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës. Ky i fundit punonte si postier dhe u qëllua për vdekje më 24 janar të këtij viti në Kamëz teksa ndodhej brenda në automjetin e kompanisë ku ishte i punësuar.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Tritoli iu vendos një restoranti në pronësi të Benerd Elezi dhe Klodian Murati, me lidhje familjare mes tyre (kunetër)

Kamerat të sigurisë së biznesit kanë kapur një person që lëviz në këmbë, vendos eksplozivin në pjesën e pasme të lokalit, e aktivizon me anë të një fitili dhe më pas largohet po në këmbë.

Pronarët e biznesit në dëshmitë e tyre thanë se nuk kishin përplasje apo dyshime mbi sulmin ndaj biznesit të tyre.

“Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhej në njoftimin e policisë pak orë pas ngjarjes.

 

 

Lini një Përgjigje