TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2025, 12:07

Përleshje mes dy familjeve në varreza në Greqi, shqiptari godet me lopatë në kokë grekun; zbulohet shkaku 

Shkruar nga Pamfleti
Përleshje mes dy familjeve në varreza në Greqi, shqiptari godet
Foto Ilustrim

Një incident i përgjakshëm që la të plagosur rëndë një të ri, ka ndodhur pasditen e djeshme në Halkida të Greqisë.

Protagonisti i sulmit raportohet se është një shqiptar, i cili pas një debati për motive të dobëta në varrezat e zonës, rrëmbeu një lopatë dhe goditi me të në kokë të riun grek, që po merr aktualisht trajtimin në spital.

Në sherr raportohet se u përfshinë dy familje. Shkak i konfliktit ka qenë ngacmimi me fjalë fyese nga ana e grekut për vajzën e mitur të shqiptarit, që ndezi gjakrat dhe denigroi deri në përleshje të dhunshme.

“Dyshohet se viktima i bëri një vërejtje motrës së mitur të personit tjetër dhe filloi gjakderdhja”, thanë dëshmitarët për policinë.

Më pas, babai i viktimës, i cili është punonjës i varrezave të Halkidit, sapo pa të birin të plagosur, sulmoi familjen tjetër, duke shkaktuar dëme në automjetet e tyre. I riu u dërgua vetë në Spitalin e Halkidës, ku qëndroi gjatë natës për trajtim.

Në fund, policia mori denoncim nga të dyja familjet për sulm dhe plagosje dhe shoqëroi në Komisariat 7 persona, përfshirë vajzën e mitur të familjes shqiptare. Ata u liruan me urdhër verbal të Prokurorit, megjithatë dosja është nën hetim.

sherr i dhunshem

Lini një Përgjigje