TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2025, 12:00

I dënuar me 4 vite burg, arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 4 vite burg, arrestohet 44-vjeçari i shpallur në

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim policor, është arrestuar në Elbasan, pasi rezultonte i dënuar me  4 vjet burgim.

Sipas policisë, Gjykata e Elbasanit e ka dënuar 44-vjeçarin me 4 vite burg, nga të cilat i kanë mbetur 2 vjet, 1 muaj e 26 ditë burg.

Ai është dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit: U. K., 44 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 1 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", informoi policia e Elbasanit.

 

Lini një Përgjigje