TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2025, 11:18

I kërkuar në Itali për vrasje, kapet në Kakavijë 54-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

I kërkuar në Itali për vrasje, kapet në Kakavijë

Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarësht u arrestua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në një operacion të oficerëve të policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

Gjatë kontrollit policor, u zbulua se 54-vjeçari shqiptar kishte një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet italiane.

Urdhri kishte të bënte me vepra të rënda penale, duke përfshirë vrasje dhe lëndime të rënda trupore. I arrestuari u shoqërua në prokurorinë kompetente, me qëllim fillimin e procedurave për ekstradimin e tij.

Lini një Përgjigje