TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2025, 10:26

Shiste kokainë dhe kanabis tek 'ish-parku i autobusëve', arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kokainë dhe kanabis tek 'ish-parku i autobusëve',

23-vjeçari Aleksandro Maliqaj ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kap me drogë.

I riu shiste kokainë dhe kanabis në doza në zonën e “Ish-parkut të autobusëve”. Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 23-vjeçarit, u sekuestruan rreth 265 gramë kokainë dhe një sasi kanabisi, të ndara në doza, gati për shitje.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion.      

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas shiste lëndë narkotike në zonën e quajtur “Ish-parku i autobusëve”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: 

A. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë kapur 23-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, i gjetën 265 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në sasi të vogla/doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje