
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 49-vjeçar, Shpëtim Çulaj pasi akuzohet për kultivim kanabisi.
Ai ishte shpallur në kërkim, teksa dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e rreth 3 mijë bimëve narkotike kanabis. Ndaj 49-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike, në fshatin Alijaj, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:
Sh. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Aliaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Alijaj, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje