TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2025, 10:10

Atentati mafioz ndaj Gilmando Danit, automjetet pranë Rinasin nën lupën e policisë; dyshimet e hetuesve

Shkruar nga Pamfleti

Atentati mafioz ndaj Gilmando Danit, automjetet pranë Rinasin nën

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati mafioz në Rinas.

Mësohet se Policia e Tiranës po verifikon disa automjete që kanë qenë te rrethi i Rinasit, te parkingu i aeroportit, te perimetri i vendngjarjes dhe në rrugët shumë pranë aeroportit.

Hetuesit kanë dyshime të forta se grupi kriminal ka qenë i mirëorganizuar me më shumë se dy automjete, ku secili ka pasur rolin e tij.

Përveç ekzekutorëve në mjetin Toyota që kanë pasur rolin e qitësve, të tjerët kanë pasur rolin e vëzhguesve, informatorëve, koordinimit të atentatit dhe lëvizjeve dhe ndjekjes të lëvizjeve të makinës së Gilmando Danit.

Po këqyren një numër i madh kamerash sigurie dhe cdo automjet që duket i dyshimtë sipas hetuesve. 

atentati mafioz ne rinas gilmando dani

Lini një Përgjigje