Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Brooklyn në New York, ku mbikëqyrësi i një pallati apartamentesh, u vra pasi u përpoq të luftonte me dikë që po vidhte pako në hollin e ndërtesës.
Sipas informacione, viktima është një 41-vjeçari Burim Havolli, shtetas kosovar.
Pasi u lajmëruan autoritetet, 41-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings në gjendje kritike, raporton NBC.
Policia njoftoi se Havolli nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marrë dhe ndërroi jetë në spital.
Sipas fqinjëve, Havolli ishte mbikëqyrësi i ndërtesës dhe u sulmua ndërsa përpiqej të ndalonte një të dyshuar që të vidhte pako nga holli.
Sherri që çoi në vdekjen e Havollit shqetësoi banorët e zonës, të cilët thonë se zona po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Ndërkohë, familja e viktimës u trondit që i dashuri i tyre punëtor, i cili ishte i respektuar në ndërtesë dhe në lagje, u vra ndërsa bënte punën e tij.
Policia po heton motivin pas sulmit vdekjeprurës.
Lini një Përgjigje