TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2025, 09:43

U kapën me 2.2 kg kokainë, publikohen pamjet e arrestimit të dy kushërinjve; droga ‘Nando’ vinte nga Spanja

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me 2.2 kg kokainë, publikohen pamjet e arrestimit të dy

Policia ka publikuar pamjet e aksionit në Tiranë, ku ka sekuestruar 2.2 kilogramë kokainë në zonën e Institutit.

Në pranga kanë rënë 2 kushërinjtë, Saimir dhe Armand Nela, 31 dhe 34 vjeç. Sipas policisë, 2 të rinjtë furnizonin me kokainë shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Allias” dhe “Oxhaku” në kryeqytet.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, në automjetin e tyre u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë narkotike kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër.

Dy kushërinjtë u arrestuan në zonën e quajtur “Treshi” në Institut. Kokaina ishte e fshehur brenda një qeseje në makinë, ndërsa mbante mbishkrimin “Nando”, e cila vinte nga Spanja.

“Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Hallka e parë”. Nga ky aksion u sekuestruan 2 kg e 235 g lëndë narkotike Kokainë.

Në pranga ranë 2 shtetas (kushërinj me njëri-tjetrin), Saimir Nela dhe Armand Nela.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që transportonin lënde narkotike Kokainë, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Hallka e parë”.

“Në kuadër të operacionit, është konstatuar në lëvizje automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lënda narkotike. Automjeti, me të cilin lëviznin shtetasit A. N., 34 vjeç dhe S. N., 31 vjeç, është ndjekur nga shërbimet e Policisë, deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku është ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në këtë automjet u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër. Në vijim të veprimeve procedurale shtetasit A. N. dhe S. N. u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje