TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2025, 09:54

Atentati mafioz në Rinas, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje për prova të reja

Shkruar nga Pamfleti

Atentati mafioz në Rinas, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje

Grupi hetimor është rikthyer këtë të mërkurë tek rreth rrotullimi i Rinasit për të mbledhur prova të reja lidhur me vrasjen e Gilmando Danit. Policia ka fotografuar shenjat që lanë pas plumbat që u qëlluan në drejtim të viktimës dhe Muçi Shaljani Sheqeri i cili mbeti i plagosur.

Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit u ekzekutua në një atentat mafioz pasditen e së martës. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima dhe i plagosuri mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor.

Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Policia dhe ekspertët kriminalistë qëndruan në vendngjarje për më shumë se 5 orë për të kryer hetimet e nevojshme.

Në vendin e atentatit janë gjetur mbi 50 gëzhoje arme kallashnikov, të cilat janë zbrazur me breshëri nga të paktën 3 armë. Rreth 40 minuta pas atentatit policia gjeti të djegur automjetin e autorëve në fshatin Halil të Fushë-Krujës dhe brenda tij 4 armë; 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë që dyshohet janë përdorur në ekzekutimin e Danit. 

atentati ne rinas gilmando dani

Lini një Përgjigje