TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2024, 11:21

Atentati në 'Don Bosko', lihet në burg Roland Ahmetsulaj

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në 'Don Bosko', lihet në burg Roland Ahmetsulaj

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Roland Ahmetsulaj, i arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e Erion Çelës në “Don Bosko” si dhe plagosjen plagosur shtetasit Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.  

“Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam patur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”, tha para gjykatës i riu.

Policia tha se ka patur shumë komunikime në orarin kur ka ndodhur ngjarja, por sipas avokatit të Ahmetsulaj biznesi i këtij të fundit ndodhet vetëm 700 m nga vendi i ngjarjes dhe se ka patur komunikime vetëm për punë. Edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë Indrit Gentjan Beqiraj, nuk e kanë përmendur emrin e klientit të tij sipas avokatit.

Sipas hetimeve shtetasi Kasandër Noga në bashkëpunim me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi), kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu por është ngatërruar shënjestër duke ekzekutuar gabimisht Erion Çelën e plagosur 4 të tjerë.

Sipas policisë Ahmetsulaj ka ndihmuar Kevin Zenelin dhe dy autorët, për të dhënë infomacionë mbi shënjestrat e tyre. Në polici Ahmetsulaj ka pranuar të këtë njohje me Zenelin por jo përfshirjen në krim.

Nga analiza e të dhënave telefonike rezulton se Ahmetsulaj, ditën e ngjarjes ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe ka komunikuar me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi). Ai prej vitësh merret me servis makinash ku ambjenti i tij i punës ndodhet vetëm 1 km larg vendit ku u regjistrua ngjarja e rëndë.

Hetuesit kanë dyshime se duke përfituar nga kjo distancë e shkurter 37-vjeçari dyshohet të këtë dhënë infomarcione drejt personit të shpallur në kërkim Kevin Zeneli Suci.

Po ashtu policia po verifikon nëse Roland Ahmetsulaj ka dijeni për vendodhjen e makinës tip Benz që lëviznin autoret ditën e ngjarjes. Deri më tani nga verifikimet ende nuk është arritur në zbulimin e kësaj makine

 

atentati don bosko roland ahmetsulaj

Lini një Përgjigje