TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2024, 11:10

"M'u blloku, se desha me ja gri kokën"/ U arrestua në Dubai, si Denis Bajri ekzekutoi Gjin Ndojin

Shkruar nga Pamfleti

"M'u blloku, se desha me ja gri kokën"/ U arrestua në

Autori i dyshuar i vrasjes së Gjin Ndoj Boriçit në Shkodër më 9 Gusht të 2020-ës në Shkodër, Denis Brajoviç, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Boriçi ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Metamorfoza” pasi u vu nën akuzën e SPAK për vrasje.

Burime bëjnë me dije se Emiratet e Bashkuara kanë nisur informacionin zyrtar pranë Ministrisë së Brendshme për arrestimin e tij dhe menjëherë kanë nisur procedurat për ekstradimin e Brajoviç, i njohur dhe si pjesë e bandës së Bajrëve.

Nga përgjimet rezulton se Denis Brajoviç ka qenë ekzekutori i Gjin (Ndoji) Boriçit.

“…Gjoks e kry, kapedan. Mu blloku, se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…” i shkruante Denis Brajoviç, Behart Bajrit, teksa rezulton se më pas ata i kanë shkuar të dy edhe në varrim.

Pjesë nga përgjimet e SKY:

Behar Bajri: U kry, tani presim atë tëndin, atë që deshi ai u kry, Gjin deshti ai…

Pëllumb Gjoka: Ok vëlla, kjoft me zotin, futja gjumit.

Pak minuta më vonë, Behar Bajri që thirrej edhe me pseudonimet “Kapadeni” e “Lopata”, komunikon me shtesain Denis Bajri që dyshohet se është një nga autorët ku I tregon edhe mënyrën e ekzekutimit.

Denis Brajoviç: Gjoks e kry kapedan, mu blloku se desha me ja gri kryt, se me tha diçka…

Më pas Denis Bajroviq njofton edhe Ervis Martinaj për ngjarjen dhe e pyet nëse ka dalë apo jo në televizor lajmi për vrasjen e Gjin Borriçit. Autorët marrin telefonat e viktimës një prej të cilëve përdorej për aplikacionin sky dhe  më pas djegin makinën më të cilën kryen vrasjet.

Denisa Bajroviç: Po vëlla SKY, e fshiva krejt prej këtu. Jo se menduam se e ka pas në çantë, por e kishte pas në xhep. Atë tjetrin ja thym edhe e tretëm. Makina u djeg, teshat I djegëm.

Rezulton se Pëllumb Gjoka ka bashkëpunuar edhe me zyrtarë të policisë siç është edhe rasti I Ardit Hasanbegajt, ku kërkon prej këtij të fundit informacion për vrasjen e Borriçit.

Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo e mbrëmshmja?

Ardrit Hasanbegaj: Nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.

Pëllumb Gjoka: Si duket si dorë?

Ardrit Hasanbegaj: Ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka.

 

Lini një Përgjigje