Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit.
Një tjetër person është arrestuar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla alias Edmond Hyka, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Elbasan.
Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 29-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë.
Dyshohet se Spaho është personi i cili qëlloi me armë Hykën, teksa ky i fundit ishte brenda automjetit të tij.
Xhino Ago, ish ortaku i biznesmenit ka patur një rol kyç në ndihmën që i ka dhënë atentatorëve, tashmë të shpallur në kërkim, Marselo Arani e Armando Kola. Sipas grupit të hetimit, që zbardhi dinamikën e ngjarjes 48 orë më vonë, Xhino Ago iu dha vrasësve makinën e arratisjes.
Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, pista kryesore e hetimit për vrasjen mbeten mosmarrëveshjet në biznes, për shkak se raportet mes Agos e Mëhallës ishin shkëputur dy vite më parë.
Edhe pse ortakëria në biznes ishte ndërprerë në 2023-shin, konfliktet mes tyre vijonin edhe gjatë ditëve të fundit. Së bashku me Xhino Agon, në pranga për moskallëzim krimi ka përfunduar edhe roja i karburantit në pronësi të viktimës, aty ku edhe ndodhi ngjarja.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.
Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Lini një Përgjigje