
Policia ka gjetur 3 armë në makinën ku po udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, shënjestrat e atentatit të ndodhur mesditën e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës.
Këto armë janë dërguar në laboratori e policisë shkencore për t'u përcaktuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Po ashtu, policia po punon për të përftuar element të gjurmë të gishtave.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjithashtu një sasi e konsiderueshme gëzhojash.
Nga atentati mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit dhe një kalimtare e rastit Flutura Basha, ndërsa u plagos Arlind Bushati djali i Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë së Shkodrës i i cili ndodhej në makinë me Licin.
Gjithashtu, i plagosur mbeti Bashkim Basha, bashkëshorti i kalimtares, Flutura Basha.
“Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.
Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B
Policia jep detaje nga atentati në Shkodër: U hap zjarr ndaj Licit dhe
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje